Përplasja në distancë për ‘Topin e Artë’, Mbappe i përgjigjet Yamalit: Ata do të shpallin një lojtar

Sport

Kylian Mbappe ka folur për garën për ‘Topin e Artë’, duke theksuar se çmimi vlerëson mbi të gjitha paraqitjet individuale të futbollistëve. Francezi është një prej kandidatëve kryesorë, së bashku me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal. Sulmuesi i Real Madridit, në një intervistë për RFI, ka folur hapur për shanset e tij për të fituar […]

Madhësia e shkronjave

Kylian Mbappe ka folur për garën për ‘Topin e Artë’, duke theksuar se çmimi vlerëson mbi të gjitha paraqitjet individuale të futbollistëve. Francezi është një prej kandidatëve kryesorë, së bashku me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Sulmuesi i Real Madridit, në një intervistë për RFI, ka folur hapur për shanset e tij për të fituar trofeun prestigjioz individual.

Mbappe theksoi se ‘Topi i Artë’ i jepet një futbollisti dhe jo një skuadre, duke vënë theksin te statistikat dhe paraqitjet individuale.

“Ata nuk do të shpallin një ekip në zarf. Ata do të shpallin një lojtar. Aftësia për të performuar individualisht dhe për të shkëlqyer është ajo që i impresionon njerëzit për një trofe si Topi i Artë”, deklaroi Mbappe.

Francezi ka statistika të rëndësishme në favor të tij. Ai e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë i La Ligës me 25 gola, ndërsa në Ligën e Kampionëve realizoi 15 gola.

Ndërkohë, me 10 gola të tjerë gjatë kësaj vere, Mbappe arriti në kuotën e 22 golave në tri edicione të Kupës së Botës.

“Kam qenë golashënuesi më i mirë në të gjitha garat e mëdha dhe mendoj se ky mund të jetë një vit i mirë për mua. Ndihem mirë për këtë”, u shpreh ylli francez

Në garën për Topin e Artë është edhe Lamine Yamal, i cili ka qenë një prej protagonistëve kryesorë të Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës.

Krahas tyre, në mesin e kandidatëve përmenden edhe Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia dhe Rodri.

Dueli mes Mbappes dhe Yamalit pritet të jetë një prej pikave më të diskutuara të garës, me francezin që tashmë ka bërë të qartë se statistikat individuale duhet të kenë peshë të madhe në përcaktimin e fituesit.

Mbappe foli gjithashtu për ndryshimin në stolin e kombëtares së Francës. Didier Deschamps i ka dhënë fund periudhës së tij të gjatë në drejtimin e “Les Bleus”, ndërsa Zinedine Zidane ka marrë drejtimin e skuadrës.

Francezi vlerësoi punën e Deschamps, duke thënë se ai “bëri histori” dhe e çoi kombëtaren “aty ku meriton të jetë”.

“Tani është një kapitull i ri me një trajner të ri. Është fillimi. Do të duhet të gjejmë ritmin tonë, por do të testohemi menjëherë dhe do të duhet të fillojmë të fitojmë përsëri menjëherë, sepse kjo është ajo që njerëzit presin nga ne”, tha Mbappe.

Zidane ka konfirmuar gjithashtu se Mbappe do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit të Francës. /Telegrafi/