Telegrafi shpall konkurs për plotësimin e dy pozitave në ekipin editorial të Diasporës:
Pozitat janë të dedikuara për mbulimin, trajtimin dhe raportimin e lajmeve dhe zhvillimeve që lidhen me komunitetin shqiptar në diasporë, me fokus aktual në Zvicër dhe me synim zgjerimin e mëtejmë të edicionit të Diasporës.
Të dy pozitat do të jenë të bazuara në Redaksinë e Telegrafit në Prishtinë, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin dhe zyrën e Telegrafit në Zvicër.
Përzgjedhja për pozitat do të bëhet në bazë të përvojës, aftësive profesionale dhe profilit të kandidatëve.
Redaktori Përgjegjës do të ketë rol aktiv editorial dhe gazetaresk. Përveç menaxhimit të përmbajtjes dhe ballinës së edicionit të Diasporës, ai/ajo do të angazhohet drejtpërdrejt në mbulimin, trajtimin dhe përkthimin e temave relevante.
Gazetari/ja për Diasporë do të jetë pjesë e ekipit editorial që mbulon zhvillimet nga diaspora, duke punuar aktualisht me fokus të veçantë në Zvicër.
Si të aplikoniTë interesuarit mund t’i dërgojnë dokumentet në hr@telegrafi.com, duke specifikuar në aplikim pozitën për të cilën aplikojnë.
Vendi i punës: Redaksia e Telegrafit, PrishtinëAfati për aplikim: 2 Tetor 2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.






