Akrobatja franceze Tatiana-Mosio Bongonga përfundoi një ecje spektakolare mbi një tel të gjatë 400 metra, të shtrirë mes dy prej kodrave më të larta të mbetjeve minerare në Evropë, në Loos-en-Gohelle të Francës.
Teli ishte shtrirë 80 metra mbi tokë dhe Bongonga e bëri kalimin pa rrip sigurie.
Tightrope walker connects Europe’s tallest slag heaps | DW News www.youtube.com
Më shumë se 9,000 spektatorë e ndoqën atë teksa e përshkonte me kujdes, duke kryer herë pas here lëvizje akrobatike mbi tel.
Muzikantët dhe një kor shoqëruan kalimin me një interpretim të “Les Corons” të Pierre Bachelet.
Bongonga e përfundoi ecjen shëndoshë e mirë dhe u prit me duartrokitje dhe një buqetë lulesh.






