Xheneta Fetahu ka pësuar një aksident, ndërsa pamjet e veturës së saj të dëmtuar i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Në fotografinë e publikuar në InstaStory shihen dëmtime të dukshme dhe gërvishtje në pjesën anësore të automjetit.

Krahas pamjes, Xheneta ka shkruar: “Moti nuk jam frikësuar si sot. Inshallah mi ka marrë të këqijat”.
Siç mësohet, aksidenti ka ndodhur në Tiranë gjatë ditës.
Duket se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe se nuk ka ndonjë lëndim.
Xheneta po vazhdon të jetë mes Kosovës e Shqipërisë për shkak të angazhimeve në televizion.
Sidoqoftë, pavarësisht frikës, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/





