‘Dardanët’ me mesazh të fuqishëm në stërvitje: Drejtësi për çlirimtarët

Sport

Kosova sot ka nisur përgatitjet për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, përzgjedhësi Franco Foda dhe futbollistët e tij zhvilluan stërvitjen e parë, teksa gjatë ditës lojtarët kanë mbërritur nga klubet e tyre për t’iu bashkuar grumbullimit. Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë shfaqur me një mesazh të veçantë në ditën […]

Madhësia e shkronjave

Kosova sot ka nisur përgatitjet për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, përzgjedhësi Franco Foda dhe futbollistët e tij zhvilluan stërvitjen e parë, teksa gjatë ditës lojtarët kanë mbërritur nga klubet e tyre për t’iu bashkuar grumbullimit.

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë shfaqur me një mesazh të veçantë në ditën e parë të stërvitjeve sot (e hënë) para ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Dardanët kanë veshur bluza të bardha me mbishkrimet “Drejtësi për çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim”, duke përcjellë mesazh mbështetjeje për ish-drejtuesit e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në fotografitë nga stërvitja shihen futbollistët dhe pjesëtarët e stafit me këto bluza, ndërsa para fillimit të punës në fushë është realizuar edhe një fotografi e përbashkët.

Fotot janë shkrepur nga fotografi i njohur sportiv, Fisnik Halili.

Kosova e nis ciklin e ri të Ligës së Kombeve më 24 shtator, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” pret Irlandën. /Telegrafi/