Këngëtari Labinot Tahiri ka interpretuar gjatë një dasme një këngë me vargje kushtuar Hashim Thaçit dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një moment të mbrëmjes, ai ka kënduar vargjet “Të fala Parisit, plumba Beogradit, jemi ushtarë të Hashim Thaçit”, duke iu referuar ish-presidentit të Kosovës dhe figurave të UÇK-së.
Pas performancës, Tahiri ka publikuar edhe një shkrim të gjatë në Facebook, ku ka shprehur qëndrimin e tij për Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët ndodhen në Hagë.
“Na fal President, që tu mor padrejtësisht posti i Presidentit!

Na fal, prijës i lirisë së këtij fëmiju dhe i fëmijëve të mi, që kurrë nuk t’u hoq barra për të na bërë të lirë në këtë Kosovë.
E na fal more Zot, një popull që në ditët e sotme nuk po ngrihemi të gjithë në këmbë për këta burra!
Se tash po pyes veten: a jam unë shqiptar si Hashimi, Kadria, Rexha e baca Jakup, apo çfarë kombi jam e çfarë gjaku kam?!
Na falni që sot ne, me duar në xhepa, jetojmë të lirë, ndërsa këta burra kanë dhënë rininë, jetën dhe familjet e tyre për këtë liri.
Dosje nga Serbia shkojnë në atë shtet me lule, në Holandë, e ne këtu shikojmë e heshtim…O Zot…
Nëse një ditë na pyet dikush se çfarë bëmë ne për këta burra, çfarë do t’i themi?!
Që ne ishim të lirë dhe ata ishin në burg?!Që ne i kishim duart në xhepa, ndërsa ata i kishin duart të lidhura?!
AH, TOKA JONË…NA FAL KOSOVA IME SE PO MË DUKËT QË NUK TË MERITOJ AS UNË
Labi, Kosovë e Shqipërisë”. /Telegrafi/





