Në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës, Dukagjini dhe Drita do të përballen në stadiumin “13 Qershori” në Klinë.
Dukagjini vjen në këtë përballje pas tri fitoreve dhe tri barazimeve, duke zhvilluar një sezon mjaft të mirë deri më tani.
Në anën tjetër, Drita, kampionia aktuale e Kosovës, ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e para të sezonit.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka vendosur të startojë me treshen ofensive Iljesa Zulfiji, Stevenson dhe Dienit Isufi.
Ndërkohë, te Drita rikthehet Rron Broja, ndërsa në sulm trajneri i ka besuar treshes Jashari, Balaj dhe Bletrimi Krasniqi.
Të dyja skuadrat synojnë fitoren në këtë përballje, që pritet të jetë një tjetër sfidë interesante në elitën e futbollit kosovar.
Dukagjini: Haxhihamza, Bardhoku, Sinani, Basri, Bytyqi, Hugo, Pefqeli, Rexhaj, Zulfiji, Stevenson, Isufi.
Drita: Maloku, Besart Krasniqi, Pëllumbi, Salihu, Ovouka, Broja, Dabiqaj, Limaj, Jashari, Balaj, Bletrimi Krasniqi.






