Për të katërtën natë me radhë, qytetarët mblidhen në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

Nacionale

Për të katërtën natë me radhë, qytetarë nga mbarë Kosova janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Edhe sonte, organizimi qytetar ka mbledhur një numër të madh pjesëmarrësish, të cilët po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të Gjykatës […]

Madhësia e shkronjave

Për të katërtën natë me radhë, qytetarë nga mbarë Kosova janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Edhe sonte, organizimi qytetar ka mbledhur një numër të madh pjesëmarrësish, të cilët po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Tubimet kundër vendimit të Hagës kanë vazhduar edhe në diasporë.

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar protesta në Zvicër dhe Gjermani, ndërsa tubime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para selisë së Kombeve të Bashkuara.

Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është shpallur më 16 shtator, duke nxitur reagime dhe protesta në Kosovë dhe në mesin e diasporës shqiptare./Telegrafi/