Këngëtari i njohur, Blero, dhe bashkëshortja e tij, Eronita, kanë nisur pushimet verore së bashku me djalin e tyre, duke zgjedhur një resort mahnitës në Turqi për të kaluar disa ditë relaksi.
Pushimeve të tyre këtë fundverë i është bashkuar edhe Tara, vajza e Bleros nga martesa e parë me aktoren Teuta Krasniqi, duke e bërë udhëtimin edhe më të veçantë për familjen.

Blero dhe Eronita kanë ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet, duke publikuar fotografi dhe pamje nga resorti luksoz ku po qëndrojnë. Eronita ka ndarë gjithashtu disa imazhe të ëmbla me djalin e tyre.
Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms
Ndërkohë, Blero ka publikuar një video nga resorti, ku në sfond shfaqet peizazhi mahnitës i ujërave pranë hotelit ku familja po qëndron.
Këngëtari ka bërë të ditur gjithashtu se në këto pushime iu është bashkuar edhe vajza Tara, të cilën e ka etiketuar në nga postimin e tij në Instagram.
Këto pushime vijnë disa muaj pasi Blero dhe Eronita u bënë prindër. Çifti, i cili kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë, u bekua me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Areej.





