Izraeli ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ku në mesin e katër përballjeve është edhe ajo me Kosovën.
Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon, ka ftuar 27 futbollistë për katër ndeshjet e muajit shtator dhe tetor, ndërsa njëra prej tyre është përballja me Kombëtaren e Kosovës, e cila do të zhvillohet më 1 tetor në Debrecen të Hungarisë.
Izraeli do ta nisë këtë seri të ndeshjeve më 24 shtator, kur do të përballet me Austrinë në Linz. Tri ditë më vonë, më 27 shtator, izraelitët do të luajnë kundër Irlandës në Debrecen, ndërsa më 1 tetor do të përballen me Kosovën, po në qytetin hungarez. Ndeshjen e katërt do ta zhvillojnë më 4 tetor ndaj Irlandës në Baçka Topola të Serbisë.
Në listën e publikuar nga Ben Shimon janë disa prej futbollistëve kryesorë të përfaqësueses izraelite, përfshirë Daniel Peretz, Omri Glazer, Eli Dasa, Roy Revivo, Raz Shlomo, Oscar Gloukh, Gabi Kanikovski, Dor Peretz, Manor Solomon, Dor Turgeman, Tai Baribo, Yarden Shua dhe Liel Abada.
Në listë është edhe mbrojtësi i ri Noam Shteifman, 18-vjeçar i Maccabi Haifës, i cili është një prej emrave të rinj të përfshirë nga trajneri izraelit. Gjithashtu, në skuadër është rikthyer Ilay Feingold, ndërsa Yarden Shua dhe Sa’id Abu Farhi janë mes futbollistëve që kanë marrë ftesë për këtë grumbullim.
Portierë: Daniel Peretz, Omri Glazer, Asaf Tzur.
Mbrojtës: Eli Dasa, Guy Mizrahi, Roy Revivo, Anan Khalaili, Idan Nachmias, Ilay Feingold, Raz Shlomo, Nikita Stoinov, Noam Shteifman.
Mesfushorë/sulmues: Yarin Levi, Eliel Peretz, Oscar Gloukh, Gabi Kanikovski, Dor Peretz, Omri Gandelman, Eitan Azoulay, Mohamed Abu Fani, Manor Solomon, Dor Turgeman, Idan Toklomati, Tai Baribo, Sa’id Abu Farhi, Yarden Shua, Liel Abada.






