Kombëtarja e Shqipërisë pritet të ketë disa mungesa të rëndësishme gjatë grumbullimit të këtij muaji për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Selektori Rolando Maran pritet ta publikojë listën e futbollistëve të ftuar të premten, por tashmë dihet se në këtë grumbullim nuk do të mund të llogarisë në katër lojtarë për shkak të lëndimeve.

Portieri Thomas Strakosha, sulmuesi Myrto Uzuni dhe mbrojtësit Arlind Ajeti e Marash Kumbulla nuk do të jenë të gatshëm për sfidat e radhës.
Mungesa e tyre është një shqetësim për stafin teknik, duke marrë parasysh rëndësinë që këta futbollistë kanë pasur në përbërjen e Shqipërisë gjatë periudhës së fundit.
Megjithatë, Maran pritet të ketë edhe lajme pozitive në listën e tij. Rey Manaj dhe Ernest Muçi pritet të rikthehen në Kombëtare, duke i dhënë trajnerit italian më shumë alternativa në repartin ofensiv.
Shqipëria do ta nisë grumbullimin të hënën e ardhshme, ndërsa gjatë këtij intervali do të zhvillojë katër ndeshje. Kuqezinjtë do të përballen dy herë me San Marinon, ndërsa më pas do të luajnë nga një ndeshje me Bjellorusinë dhe Finlandën.
Aggressiveness, character, dominant football and a big goal for the World Cup – Maran reveals the plan for Albania telegrafi.com
Ndeshjet do të zhvillohen në periudhën nga 26 shtatori deri më 6 tetor, ndërsa Maran synon ta nisë këtë seri takimesh me rezultatet e nevojshme për të avancuar në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/





