Konjufca në Hagë: Presim aktgjykim lirues për katër ish-krerët e UÇK-së

Nacionale

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka deklaruar para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë se presin vetëm një verdikt “një aktgjykim lirues për katër e ish krerët e UÇK-së”. Konjufca tha se lufta ishte e domosdoshme mbrojtëse dhe kishte një qëllim “atë të lirisë për popullin tonë”, përcjell Telegrafi. “Ky verdikt […]

Madhësia e shkronjave

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka deklaruar para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë se presin vetëm një verdikt “një aktgjykim lirues për katër e ish krerët e UÇK-së”.

Konjufca tha se lufta ishte e domosdoshme mbrojtëse dhe kishte një qëllim “atë të lirisë për popullin tonë”, përcjell Telegrafi.

“Ky verdikt është një aktgjykim lirues për katër e ish krerët e UCK-së. Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse dhe kishte një qëllim ‘atë të lirisë për popullin tonë’ dhe ‘stopimin e gjenocidit duke e kryer në atë kohë forcat ushtarake policore edhe paramilitare të Serbisë’. Kjo nuk është vetëm një konstatim subjektiv i popullit tonë, por këtë gjatë procesit e dëshmuan si dëshmitar edhe personalitetet më të shquara ndërkombëtare. Prej gjeneralit amerikan të NATO-s Wesley Clark, e deri të zëvendës sekrerari i jashtëm amerikan, ishin dhjetëra figura ndërkombëtare që dëshmuan luftën e drejtë mbrojtëse të popullit të Kosovës. Ajo luftë u zhvillua nga UÇK-ja. Këtë UÇK e drejtoi shtabi i përgjithshëm. Dhe në shtabin e përgjithshëm nuk ka pas asnjëherë ndonjë mekanizëm të përbashkët kriminal”, ka thënë Konjufca.

Edili mbështet këtë mbulim special nga Haga. /Telegrafi/