“Duhet ta ndryshosh vendimin”, publikohet audioja që i dha dritën jeshile golit të Haalandit

Sport

Audio e VAR-it për golin kontrovers të Erling Haalandit në derbin e Manchesterit është bërë publike, duke zbuluar diskutimet mes zyrtarëve para se goli i sulmuesit të Manchester Cityt të konfirmohej. Haaland fillimisht u ndëshkua me pozitë jashtë loje në fitoren 1-0 të Manchester Cityt ndaj Manchester Unitedit, por VAR-i, Matt Donohue, përdori teknologjinë gjysmë […]

Madhësia e shkronjave

Audio e VAR-it për golin kontrovers të Erling Haalandit në derbin e Manchesterit është bërë publike, duke zbuluar diskutimet mes zyrtarëve para se goli i sulmuesit të Manchester Cityt të konfirmohej.

Haaland fillimisht u ndëshkua me pozitë jashtë loje në fitoren 1-0 të Manchester Cityt ndaj Manchester Unitedit, por VAR-i, Matt Donohue, përdori teknologjinë gjysmë të automatizuar për pozitat jashtë loje dhe konfirmoi se norvegjezi ishte në pozitë të rregullt me vetëm tre centimetra.

Pas kësaj, rishikimi u përqendrua te faza e aksionit dhe te dyshimi nëse Enzo Fernandez kishte prekur topin ndërsa ishte në pozitë jashtë loje. Megjithatë, pikërisht këtu lindi polemika, pasi VAR-i nuk e vlerësoi siç duhet nëse Fernandez kishte ndërhyrë në lojë dhe kishte ndikuar te mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez.

Audioja e publikuar tregon hap pas hapi diskutimet mes VAR-it dhe gjyqtarit kryesor, Michael Oliver.

VAR-i fillimisht kërkoi kontrollin gjysmë të automatizuar për të përcaktuar pozicionin e Haalandit.

“Mirë, vendimi në fushë është jashtë loje. Po kontrollojmë vendimin në fushë për pozicionin jashtë loje të Haalandit. Po, kënd i gjerë. Dua të shoh që nuk ka lojtarë… Është shumë pranë. Kontrolloje të lutem”.

Pas kontrollit, VAR-i konfirmoi se Haaland ishte në pozitë të rregullt dhe më pas nisi të shqyrtonte të gjithë fazën e aksionit.

“Mirë, ai është në pozitë të rregullt. Tani duhet të kontrollojmë të gjithë fazën e aksionit. Mirë, kthehemi te Hawkeye. Michael, Haaland është në pozitë të rregullt, por duhet të kontrolloj të gjithë fazën e aksionit. Tani prit. Haaland është qartësisht në pozitë të rregullt që në fillim të aksionit. Ktheje deri në fund, deri në fund”.

“Vazhdojmë. Kjo është në rregull. Kthehu pak për të kontrolluar që Ndiaye nuk ishte në pozitë jashtë loje. Më falni. Në rregull. Vazhdoni, ky duhet të jetë gol. Deri në fund, topi në rrjetë. Shpejt, shpejt, vazhdojmë”.

Më pas, VAR-i kontrolloi nëse Fernandez e kishte prekur topin gjatë ndërhyrjes së tij.

“Devijim. Në pozitë të rregullt. Nuk ka prekje aty, konfirmoj që nuk ka prekje. Aty, aty nuk pati. Pak më afër. Po e shikojmë kokën e Fernandezit nga një kënd tjetër. Ka hapësirë të qartë. Nuk është prekje aty, apo jo? Nuk ka prekje aty? Një kënd tjetër. Ktheje, ktheje, ktheje. Gol”.

“Michael, po konfirmoj se duhet ta ndryshosh vendimin në gol. Haaland është në pozitë të rregullt. Vendimi përfundimtar është gol, kontrolli përfundoi”./Telegrafi/