“Uroj me gjithë shpirt që kjo buzëqeshje të mos mbetet vetëm kujtim në një fotografi”, Gresa Gashi kujton Kadri Veselin me një fotografi një ditë para gjykimit

Magazina

Në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktorja e njohur kosovare, Gresë Gashi, ka ndarë një mesazh emocionues të shoqëruar me një fotografi krah ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gashi ka rikujtuar një moment nga disa vite më parë, […]

Madhësia e shkronjave

Në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktorja e njohur kosovare, Gresë Gashi, ka ndarë një mesazh emocionues të shoqëruar me një fotografi krah ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gashi ka rikujtuar një moment nga disa vite më parë, kur pati rastin të luante përkrah Veselit në serialin e njohur kosovar “O sa mirë”.

Aktorja ka treguar se me kalimin e viteve, ajo fotografi ka marrë një tjetër kuptim për të, duke e shoqëruar me një mesazh të mbushur me mall dhe shpresë.

“Para disa vitesh pata kënaqësinë të luaja përkrah teje në serialin ‘O sa mirë’. Me kalimin e kohës, kjo fotografi mori krejt tjetër peshë. Sot e shikoj me mall, me emocion e mbi të gjitha, me shpresë”, ka shkruar Gashi.

Ajo më tej ka shprehur dëshirën që buzëqeshja e Veselit në atë fotografi të mos mbetet vetëm një kujtim, por që ai të rikthehet pranë njerëzve të tij.

“Uroj me gjithë shpirt që shumë shpejt kjo buzëqeshje të mos mbetet vetëm kujtim në një fotografi, por të kthehet mes nesh, aty ku i takon”, ka përfunduar aktorja.

Reagimi i Gresë Gashit vjen në një moment kur në Kosovë dhe më gjerë po pritet me vëmendje shpallja e aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Më 16 shtator, trupi gjykues pritet të shpallë aktgjykimin për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pas një procesi të gjatë gjyqësor në Hagë. /Telegrafi/