Aksident i rëndë në Turqi, autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes – dy të vdekur dhe tetë të lënduar

Bota

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Veriore Marmara në Turqi ku një autobus u përplas me barriera dhe më pas shpërtheu në flakë. Fatkeqësisht nga kjo ngjarje humbën jetën dy persona dhe u lënduan tetë të tjerë. Incidenti ndodhi në kryqëzimin Isıklar në lagjen Eyupsultan të Stambollit. Sipas raportimeve të mediave turke, shoferi […]

Madhësia e shkronjave

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Veriore Marmara në Turqi ku një autobus u përplas me barriera dhe më pas shpërtheu në flakë.

Fatkeqësisht nga kjo ngjarje humbën jetën dy persona dhe u lënduan tetë të tjerë.

Incidenti ndodhi në kryqëzimin Isıklar në lagjen Eyupsultan të Stambollit.

Sipas raportimeve të mediave turke, shoferi thuhet se humbi kontrollin e autobusit, duke bërë që ai të përplasej me barrierat.

Pas përplasjes , autobusi u përfshi shpejt nga flakët, ndërsa momenti i përplasjes dhe përhapja e zjarrit u filmuan nga një kamera sigurie.

Forcat e xhandarmërisë turke nxituan në vendngjarje, duke evakuuar autobusin dhe duke nxjerrë pasagjerët nga automjeti që po digjej.