Ylli i Kosovës Edon Zhegrova më në fund ka shënuar gol në Serie A.
Zhegrova realizoi në përballjen e Juventusit kundër Sassuolos për ta barazuar rezultatin.
Pasi mori një pasim të bukur, Zhegrova e dribloi mbrojtësin dhe ia tundi rrjetën Muricit.
Përndryshe, kohëve të fundit ka pasur raportime se Zhegrova ende nuk është ftuar nga Kosova për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe mbetet të shihet nëse është e vërtetë./Telegrafi/






