Futbollistja nga Kosova Erëleta Memeti ka shënuar një gol fantastik ndaj Hoffenheimit.
Sulmuesja e Eintracht Frankfurtit dribloi tre futbolliste dhe më pas e mposhti edhe portieren për ta realizuar golin e katërt për vendasit.
Në stilin e Lionel Messit, ajo i la të shtangur të gjithë si dhe në fund zgjodhi të mos-festojë ndaj ish-klubit.
Për më shumë shikoni këtë gol të bukur./Telegrafi/






