Prishtina është nikoqir i Feronikelit ’74, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
“Bardhëkaltërit” duan fitoren e pestë radhazi në kampionat pas një starti të fuqishëm.

Ndërkohë, klubi nga Drenasi synon një tjetër befasi pasi në xhiron e fundit e shokoi Dritën.
Përballja do të nisë nga ora 19:00./Telegrafi/





