“Xhaka më tha të shkatërroj”, ylli i Arsenalit tregon çka ndodhi: I thashë nëse guxon eja pas ndeshjes

Sport

Mbrojtësi Ezri Konsa pretendon se Granit Xhaka i tha “të shkatërroj” gjatë sfidës mes Sunderlandit dhe Arsenalit. Arsenali mori pikët e plota te Sunderland me fitore 0-2, megjithatë në minutat e fundit kishte një përplasje mes Xhakës dhe Konsas, ku u detyruan të inkuadrohen edhe lojtarët e tjerë për t’i ndarë. Në intervistë pas ndeshjes, […]

Madhësia e shkronjave

Mbrojtësi Ezri Konsa pretendon se Granit Xhaka i tha “të shkatërroj” gjatë sfidës mes Sunderlandit dhe Arsenalit.

Arsenali mori pikët e plota te Sunderland me fitore 0-2, megjithatë në minutat e fundit kishte një përplasje mes Xhakës dhe Konsas, ku u detyruan të inkuadrohen edhe lojtarët e tjerë për t’i ndarë.

Në intervistë pas ndeshjes, Konsa tha se Xhaka i është vërsulur dhe e ka ngacmuar me fjalë, duke pretenduar se ylli shqiptar donte një betejë.

“Bashkëlojtari im ishte në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë. Në vend se të shfaqte sportivitet, Xhaka e kapi për ta ngritur. Shkova dhe e shtyva sepse nuk do të qëndroja aty dhe ta shikoja”.

“Ai u ngrit menjëherë dhe më tha “Të shkatërroj”. I thashë “Nëse mendon se ke guxim, eja tek unë pas ndeshjes dhe thuaje sërish”.

“Pas kësaj gjithçka thjesht shpërtheu. Lojtarët nga dy skuadrat erdhën, të gjithë po bërtisnin, shtynin dhe provonin të na ndanin”.

“E kuptoj se futbolli ka emocione dhe në disa momente zemërohesh, por ka një linjë. Nëse bashkëlojtari im është në tokë, duhet të shfaqësh respekt. Nuk e përdorë atë moment për ta provokuar. Xhaka donte betejë dhe nuk doja të tërhiqesha”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Arsenali mbetet i pamposhtur në Ligën Premier pas katër xhirove të para./Telegrafi/