Pas humbjes shokuese nga Betisi, Real Madridi është kthyer fuqishëm te fitorja për të triumfuar ndaj Rayo Vallecanos.
“Los Blancos” zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer për të fituar me rezultat 4-1.
Kylian Mbappe zhbllokoi rezultatin pas vetëm 14 minutave duke shënuar nga pika e bardhë.
Francezi pastaj “rrëmbeu” një top në mbrojtje për të asistuar për Alvaro Carreras, i cili dyfishoi epërsinë (17’).
Për golin e tretë u përkujdes Jude Bellingham me një gol të bukur pas asistimit të Vinicius Jr (35’).
Vallecano pastaj e nisi pjesën e dytë më mirë, me Sergio Camello që përfitoi nga një gabim i dyshes Camavinga – Vinicius dhe e ndëshkoi Courtois me një gol të bukur (51’).
Sidoqoftë, Real Madridi nuk lejoi befasi për të realizuar sërish Mbappe, këtë herë pas asistimit të Guler dhe vulosur fitoren (90+1’).
Reali kësisoj shkon në kuotën e 12 pikëve, aq sa ka Barcelona me një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Vallecano mbetet me katër sosh./Telegrafi/






