Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Margëlliç të Patosit, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima me iniciale E.D, 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke punuar në një shtyllë elektrike.

Për shkaqe ende të paqarta, shtylla është rrëzuar dhe ka marrë me vete elektricistin, duke shkaktuar përplasjen fatale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, kur banorët e zonës kanë konstatuar trupin e pajetë pranë shtyllës së rrëzuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota dhe shkakun e aksidentit.
Rreth orës 18:00, në fshatin Margëlliç, Patos, është gjetur pa shenja jete, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar, shtetasi E. D., 46 vjeç, banues në Elbasan, elektricist.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





