Rodri drejt Barcelonës, kontaktet me yjet katalanas shtojnë zërat për transferimin

Sport

Kalimi i mundshëm i Rodrit nga Manchester City te Barcelona po merr gjithnjë e më shumë formë, teksa mesfushori spanjoll raportohet se po shtyn për realizimin e transferimit. Sipas raportimeve të Diario SPORT, Rodri vazhdon të jetë në kontakt pothuajse të përditshëm me disa prej futbollistëve të Barcelonës, të cilët i njeh nga afër nga […]

Madhësia e shkronjave

Kalimi i mundshëm i Rodrit nga Manchester City te Barcelona po merr gjithnjë e më shumë formë, teksa mesfushori spanjoll raportohet se po shtyn për realizimin e transferimit.

Sipas raportimeve të Diario SPORT, Rodri vazhdon të jetë në kontakt pothuajse të përditshëm me disa prej futbollistëve të Barcelonës, të cilët i njeh nga afër nga grumbullimet me Kombëtaren e Spanjës.

Mesfushori thuhet se ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit dëshirën për t’u transferuar në “Camp Nou”, ndërsa negociatat mes dy klubeve vijojnë.

Barcelona tashmë ka paraqitur ofertën e saj të tretë për Rodrin, pasi dy propozimet e para janë refuzuar nga Manchester City.

Oferta më e fundit kap vlerën e 70 milionë eurove pagesë fikse, ndërsa në marrëveshje parashikohen edhe pagesa shtesë përmes bonuseve dhe variablave.

Një faktor që mund të ndikojë në dëshirën e Rodrit për t’iu bashkuar Barcelonës janë edhe marrëdhëniet e tij me disa prej lojtarëve të skuadrës katalanase.

Eric Garcia, Dani Olmo, Pau Cubarsi, Lamine Yamal, Gavi dhe Pedri janë ndër futbollistët me të cilët ai ka krijuar raporte të mira.

Bisedimet mes Barcelonës dhe Manchester Cityt po avancojnë, por deri tani nuk është arritur ende marrëveshje përfundimtare për transferimin e mesfushorit spanjoll. /Telegrafi/