Kristen Stewart ka rikujtuar periudhën e xhirimeve të sagës “Twilight”, duke pranuar me vetëironi se në atë kohë ishte “një humbëse e vogël” dhe e merrte gjithçka shumë seriozisht.
Aktorja 36-vjeçare foli për pesë filmat e sagës në podcastin “In Your Dreams”, ku kujtoi edhe bashkëpunimin me Robert Pattinson.
Stewart tha se të dy përpiqeshin ta ngrinin sa më shumë nivelin e filmit dhe e përjetonin projektin me shumë seriozitet.
Duke e parë sot sagën me distancën e viteve, aktorja pranoi se disa momente i duken “të sikletshme” dhe “të çuditshme”, por kjo, sipas saj, lidhej edhe me mënyrën intensive se si adoleshentët i përjetojnë emocionet.
Stewart tha gjithashtu se nuk e bezdis fakti që vazhdon të flasë për “Twilight”, pavarësisht viteve që kanë kaluar.
“Bëmë pesë filma dhe na u deshën pesë vjet, dhe pastaj nuk kemi pushuar kurrë së foluri për të”, u shpreh ajo. /Telegrafi/






