Atletico Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Cristian Romero nga Tottenham Hotspur.
Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone ka bërë një transferim të madh këtë verë duke konfirmuar ardhjen e argjentinasit Romero.
Është vet faqja zyrtare e Los Colchoneros, e cila ka bërë zyrtare transferimin, teksa ka njoftuar se lojtari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.
“Mbrojtësi argjentinas, i cili së fundmi ishte finalist në Kupën e Botës FIFA 2026, i bashkohet klubit tonë nga Tottenham Hotspur”.
“Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Cristian Gabriel ‘Cuti’ Romero, i cili ka nënshkruar për klubin tonë deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftimin e Atleticos.
Transferimi i Romeros thuhet se i ka kushtuar Atleticos rreth 40 milionë euro, ndërsa më herët për të ishte i interesuar edhe Interi. /Telegrafi/






