Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, ka arritur një marrëveshje të plotë financiare me Barcelonën, pasi është lodhur duke pritur që Real Madridi të bëjë një lëvizje vendimtare për transferimin e tij.
Sipas gazetarit Matteo Moretto të MARCA-s, reprezentuesi spanjoll vendosi të pranojë kushtet e ofruara nga Barcelona, i zhgënjyer nga mungesa e progresit konkret nga Real Madridi, pavarësisht javëve të tëra me diskutime paraprake.
Barcelona thuhet se i ka dhënë gjithashtu garanci Rodrit për mënyrën se si do t’i zhvillojë negociatat me Manchester Cityn, duke e bindur mesfushorin për seriozitetin e projektit.
Me marrëveshjen personale tashmë të arritur, drejtuesit e klubit katalunas pritet të kontaktojnë zyrtarisht Manchester Cityn gjatë orëve në vijim për të negociuar shumën e transferimit.
Klubi anglez pritet të kërkojë mes 60 dhe 70 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit.
Sipas raportimit, rol të rëndësishëm në vendimin e Rodrit kanë luajtur edhe disa bashkëlojtarë të tij te Kombëtarja e Spanjës, të cilët aktualisht janë pjesë e Barcelonës. Ata e kanë bindur mesfushorin që t’i bashkohet skuadrës së Hansi Flickut dhe të bëhet lideri i repartit të mesfushës./Telegrafi/






