Granit Xhaka ka dërguar një mesazh emocional për tifozët e Sunderlandit pas rikthimit në stërvitje me skuadrën angleze.
Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane iu bashkua të enjten ekipit pas pushimit që kishte marrë pas angazhimeve me Kombëtaren e Zvicrës në Kupën e Botës.
Xhaka, i cili është një nga liderët e skuadrës së Sunderlandit, përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar tifozët për mbështetjen dhe ka shprehur gatishmërinë për sezonin e ri.
“Ne krijuam kujtime që do të qëndrojnë me ne përgjithmonë. Zhurma, pasioni, netët nën drita, të dëgjosh duke kënduar me një zë… këto janë momentet që të kujtojnë pse e do këtë lojë”.
“Faleminderit që besuat. Faleminderit që qëndruat me ne në çdo hap të rrugës. Tani fillon një sezon i ri. Ëndrra të reja. Sfida të reja. I njëjti simbol. I njëjti pasion”.
Le ta vlerësojmë çdo moment, të luftojmë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë këtë sezon më të mirë se të mëparshmin. Së bashku. Gjithmonë”, ka shkruar Xhaka.
Mesfushori pritet të ketë një rol të rëndësishëm në sezonin e ri, teksa kujtojmë që këtë verë ai refuzoi një kalim të mundshëm te Chelsea./Telegrafi/






