Qeveria mohon akuzat e LSDM-së: Për krizën në Gostivar, një shishe ujë prej 1.5 litrash është blerë me çmim prej 12.5 denarësh

Rajon

Partia opozitare LSDM ka akuzuar Qeverinë se ka lidhur marrëveshje për furnizim me ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit me vlerë prej 100 mijë eurosh, përmes procedurës së negociimit pa shpallje publike, në kohën kur qytetarët e Gostivarit përballeshin me pasojat shëndetësore nga uji i kontaminuar, Qeveria ka realizuar një “biznes marrëveshje pa tender”. […]

Madhësia e shkronjave

Partia opozitare LSDM ka akuzuar Qeverinë se ka lidhur marrëveshje për furnizim me ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit me vlerë prej 100 mijë eurosh, përmes procedurës së negociimit pa shpallje publike, në kohën kur qytetarët e Gostivarit përballeshin me pasojat shëndetësore nga uji i kontaminuar, Qeveria ka realizuar një “biznes marrëveshje pa tender”.

LSDM pretendon se marrëveshja është lidhur me kompaninë “Kozhuvçanka”, në pronësi të kryetarit të Komunës së Kavadarit, ndërsa procedurën e ka zhvilluar drejtori i SHÇPP-së, Ivica Tomovski.

Nga Qeveria i kanë hedhur poshtë akuzat e LSDM-së, duke i cilësuar si “dezinformata të plota”.

“Bëhet fjalë për gënjeshtra të pacipa dhe të pandershme. Në mungesë të temave reale dhe argumenteve, LSDM-ja sërish përdor gënjeshtra dhe shtrembërim të fakteve”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Sipas Qeverisë, procedura e negociimit është zhvilluar nga Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta për shkak të situatës së krizës, ndërsa uji u sigurohet falas qytetarëve të Gostivarit.

“Është e saktë se procedurën e negociimit e ka zbatuar SHÇPP-ja dhe se uji sigurohet falas për qytetarët. Kompania ‘Kozhuvçanka’ e ka fituar kontratën përmes procedurës së furnizimit”, sqarojnë nga Qeveria.

Nga atje theksuan se një shishe ujë prej 1.5 litrash është blerë me çmim prej 12.5 denarësh, ndërsa sipas tyre në shitje me pakicë kushton të paktën 25 denarë, pasi kompania ka marrë pjesë me kontribut të vetin në ndihmë të qytetarëve dhe institucioneve gjatë krizës.

Qeveria tha se furnizimi me ujë të ambalazhuar do të vazhdojë derisa institucionet kompetente të konfirmojnë se uji nga sistemi i ujësjellësit në Gostivar është i sigurt për përdorim.