Gjorgjievski: Inspektorët kapën një person duke hedhur mbeturina të paligjshme në Kisella Vodë

Rajon

Inspektorët e Qytetit të Shkupit mbrëmë vonë kapën një person se si hidhte mbeturina të ndërtimit dhe mbeturina të rënda rreth kontejnerëve në Kisella Vodë, duke krijuar deponi të jashtëligjshme. “E njëjta gjë është sanksionuar tashmë. Ndërsa ekipet tona punojnë pa ndërprerje për një qytet më të pastër, individët po shkatërrojnë punën e bërë dhe […]

Madhësia e shkronjave

Inspektorët e Qytetit të Shkupit mbrëmë vonë kapën një person se si hidhte mbeturina të ndërtimit dhe mbeturina të rënda rreth kontejnerëve në Kisella Vodë, duke krijuar deponi të jashtëligjshme.

“E njëjta gjë është sanksionuar tashmë. Ndërsa ekipet tona punojnë pa ndërprerje për një qytet më të pastër, individët po shkatërrojnë punën e bërë dhe po ndotin mjedisin në të cilin jetojmë të gjithë. Një papërgjegjësi e tillë nuk do të kalojë pa u sanksionuar. E kam deklaruar qartë dhe i qëndroj fjalës sime – tolerancë zero për këdo që i kthen zonat publike në deponi dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve”, shkroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Ai shton se inspektorët janë në terren 24 orë, ndërsa vijon procedura për vendosje të kamerave në hapësira publike, për zbulim më të shpejtë dhe sanksionim të shkelësve.

“Shkupi është shtëpia jonë e përbashkët. Të sillemi me përgjegjësi”, shkruan Gjorgjievski në Fejsbuk.