Mohamed Salah do të vazhdojë karrierën te Trabzonspori, pasi klubi turk ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit egjiptian, lajm i konfirmuar edhe nga gazetari italian Fabrizio Romano.
34-vjeçari do t’i bashkohet Trabzonsporit si lojtar i lirë, pasi u largua nga Liverpooli në fund të sezonit 2025/26. Ai ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare me klubin turk.
Trabzonspori kishte konfirmuar më herët se kishte nisur negociatat për transferimin e Salahut, ndërsa tani palët kanë arritur marrëveshjen përfundimtare.
Salah i jep fund një periudhe historike në Liverpool, ku kaloi nëntë sezone dhe u shndërrua në një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e klubit anglez.
Gjatë aventurës së tij në Anfield, egjiptiani zhvilloi 442 ndeshje, shënoi 257 gola dhe ndihmoi Liverpoolin të fitojë dy tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe dy herë Kupën e Ligës.
Transferimi i tij te Trabzonspori pritet të jetë një nga goditjet më të mëdha të merkatos verore në futbollin turk./Telegrafi/






