Drita njofton largimin e Zekirija Ramadanit

Sport

Drita ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Zekirija Ramadani, duke i dhënë fund një periudhe më shumë se dyvjeçare e gjysmë të mbushur me suksese. Përmes një komunikate për media, klubi gjilanas ka shprehur mirënjohje të veçantë për punën dhe kontributin e Ramadanit, duke theksuar se bashkëpunimi mes palëve ka qenë i jashtëzakonshëm. […]

Madhësia e shkronjave

Drita ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Zekirija Ramadani, duke i dhënë fund një periudhe më shumë se dyvjeçare e gjysmë të mbushur me suksese.

Përmes një komunikate për media, klubi gjilanas ka shprehur mirënjohje të veçantë për punën dhe kontributin e Ramadanit, duke theksuar se bashkëpunimi mes palëve ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Klubi ynë shpreh mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë më shumë se dy vjetëve e gjysmë me trajnerin Ramadani. Bashkëpunimi ynë ishte i jashtëzakonshëm dhe sukseset që arritëm së bashku do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Klubi vlerësoi se titujt kampion dhe paraqitjet e suksesshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi e punës së bërë gjatë kësaj periudhe.

“Titujt kampion dhe arritjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi e punës kolosale që kemi bërë së bashku”, theksohet më tej në komunikatë.

Në fund, Drita e falënderoi Ramadanin për gjithçka që ka dhënë për klubin, duke lënë të hapur mundësinë e një ribashkimi në të ardhmen.

“FC Drita e falënderon Zekën për gjithçka që ka dhënë për klubin tonë, duke besuar se rrugët që ndërtuam së bashku mund të na bashkojnë sërish në një moment tjetër. Suksese dhe paç fat, Zeko!”, përfundon komunikata e klubit. /Telegrafi/