DJ britanike, Kim Turnbull, është e ftuar të performojë sonte (2 gusht), në natën e tretë të Sunny Hill Festival në Bërnicë të Prishtinës.
Para paraqitjes së saj në festival, Kim ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment të veçantë nga jeta private.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi të një buqete me trëndafila të bardhë, të cilën ia ka dërguar i dashuri i saj Romeo Beckham, djali i legjendës së futbollit David Beckham.
Edhe pse nuk ndodhet pranë saj, Romeo ka gjetur një mënyrë për ta surprizuar Kim.
“Ky njeri gjithmonë do të gjejë një mënyrë, edhe kur është në anën tjetër të kontinentit”, ka shkruar ajo.
Kim pritet të sjellë energjinë e saj si DJ në skenën e Sunny Hill Festival, duke qenë një prej artisteve të natës së tretë të këtij edicioni.
Sunny Hill tashmë ka pasur dy net të mrekullueshme me artistët më të famshëm në botë. /Telegrafi/





