​Rama –LVV-së: Para pesë vjetëve s’latë mjet pa përdorur për bllokim të Sunny Hill, sot krenoheni

Nacionale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për ndryshim të qëndrimit ndaj festivalit Sunny Hill, duke thënë se partia që sot e promovon festivalin, dikur ishte përpjekur ta pengonte organizimin e tij. Përmes një reagimi publik, Rama tha se pesë vjet më parë Vetëvendosje kishte përdorur të gjitha mjetet politike për të bllokuar […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për ndryshim të qëndrimit ndaj festivalit Sunny Hill, duke thënë se partia që sot e promovon festivalin, dikur ishte përpjekur ta pengonte organizimin e tij.

Përmes një reagimi publik, Rama tha se pesë vjet më parë Vetëvendosje kishte përdorur të gjitha mjetet politike për të bllokuar projektin dhe kishte hedhur akuza ndaj tij.

“Për këtë Sunny Hill, para pesë vjetëve s’keni lon asnjë mjet pa përdor për me e blloku. Mu m’patët shpallë hajn. Sot, për të njëjtin festival, po thurni lavde e po krenoheni me të”, ka shkruar Rama.

Deklarata e tij lidhet me debatin e dikurshëm për parcelën në Bërnicë të Poshtme, të cilën Komuna e Prishtinës ua dha në shfrytëzim afatgjatë organizatorëve të festivalit Sunny Hill.

Dhënia në shfrytëzim e rreth 17 hektarëve tokë për një periudhë 99-vjeçare kishte shkaktuar përplasje të forta politike dhe kishte hasur në kundërshtime.

Megjithatë, pas tejkalimit të pengesave, projekti u realizua dhe festivali u zhvendos në lokacionin e ri në Bërnicë të Poshtme.