A ka Kosova rezervave të ujit?

Nacionale

Gjendja e rezervave të ujit në akumulimet kryesore mbetet kyç për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë. Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina”, niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është 1.69 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa në Liqenin e Badovcit është 2 metra nën nivelin e mbushjes. Sipas Ujësjellësit “Prishtina”, bazuar […]

Madhësia e shkronjave

Gjendja e rezervave të ujit në akumulimet kryesore mbetet kyç për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë.

Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina”, niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është 1.69 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa në Liqenin e Badovcit është 2 metra nën nivelin e mbushjes.

Sipas Ujësjellësit “Prishtina”, bazuar në rezervat aktuale, këto sasi të ujit garantojnë furnizim me ujë deri në fund të vitit 2026.

Megjithatë, kjo siguri varet në masë të madhe nga mënyra se si përdoret dhe menaxhohet uji gjatë muajve në vijim.

Sipas tyre, shpenzimi racional dhe i përgjegjshëm i ujit është i domosdoshëm pasi përdorimi i panevojshëm i tij, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta dhe konsum të shtuar, ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e rezervave dhe në qëndrueshmërinë e sistemit të furnizimit.

Ekspertët e ujërave vlerësojnë gjendjen e Kosovës sa u përket resurseve dhe rezervave ujore, si dhe masat që duhet të ndërmerren për të siguruar furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.

Ndryshe, qëndrueshmëria e furnizimit me ujë u tha se është përgjegjësi e përbashkët. /rtk/