Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjavë në Kosovë do jetë me diell dhe nxehtë.
IHK njofton se të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31 deri në 36 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet:
Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.
Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të pafavorshme, sidomos gjatë orëve më të nxehta të ditës. Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë diellor mund të shkaktojnë lodhje, dehidrim dhe shqetësime te personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit.
Moti me diell dhe temperaturat e larta do të favorizojnë pjekjen dhe vjeljen e kulturave bujqësore, si dhe zhvillimin e proceseve fenologjike.
Megjithatë, temperaturat e larta do të rrisin avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka. Prandaj rekomandohet:





