Fulhami transferon dy lojtarë nga Real Madridi për 80 milionë euro

Sport

Real Madridi është pranë realizimit të një tjetër operacioni të madh në afatin kalimtar, pasi sulmuesi Gonzalo Garcia pritet të largohet drejt Ligës Premier. Sulmuesi 22-vjeçar ka tërhequr interesimin e madh të Fulhamit, klub që drejtohet nga Alvaro Arbeloa. Ish-lojtari dhe trajneri i akademisë së Real Madridit ka insistuar për ribashkimin me Garcian dhe pas […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi është pranë realizimit të një tjetër operacioni të madh në afatin kalimtar, pasi sulmuesi Gonzalo Garcia pritet të largohet drejt Ligës Premier.

Sulmuesi 22-vjeçar ka tërhequr interesimin e madh të Fulhamit, klub që drejtohet nga Alvaro Arbeloa. Ish-lojtari dhe trajneri i akademisë së Real Madridit ka insistuar për ribashkimin me Garcian dhe pas disa raundeve negociatash, marrëveshja tashmë duket shumë pranë finalizimit.

Që nga momenti kur u emërua trajner i Fulhamit në fillim të korrikut, Arbeloa e kishte vendosur Gonzalo Garcian si një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar.

Trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, kishte disa dyshime për largimin e sulmuesit të dalë nga akademia “La Fabrica”, pasi e konsideron një profil të rëndësishëm për skuadrën e tij. Megjithatë, pavarësisht dëshirës së Mourinhos për ta mbajtur, palët kanë arritur marrëveshje.

Sipas COPE, Real Madridi dhe Fulhami kanë rënë dakord për transferimin e Gonzalo Garcias. Klubi anglez do të paguajë 70 milionë euro për sulmuesin spanjoll, duke e bërë atë shitjen më të shtrenjtë të Real Madridit gjatë kësaj vere.

Kjo shumë tejkalon edhe 60 milionë eurot e përfituara nga shitja e Nico Paz te Como, pasi klubi italian aktivizoi klauzolën e blerjes së përhershme.

Pak minuta pas lajmit për Gonzalon, Marca raportoi se Real Madridi ka arritur gjithashtu marrëveshje me Fulhamin për mesfushorin Cesar Palacios.

21-vjeçari, i cili zhvilloi 10 paraqitje për ekipin e parë të Los Blancos sezonin e kaluar, do të largohet për 10 milionë euro, ndërsa Real Madridi do të ruajë 30% të të drejtave ekonomike të tij./Telegrafi/