Barcelona nis revolucionin – pesë lojtarë drejt largimit nga “Camp Nou”

Sport

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, së bashku me trajnerin Hansi Flick, kanë identifikuar pesë lojtarë që mund të largohen nga klubi para përfundimit të afatit kalimtar të verës. Klubi katalunas po kërkon të krijojë hapësirë në listën e pagave dhe njëkohësisht të sigurojë fonde për afrimin e një sulmuesi të […]

Madhësia e shkronjave

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, së bashku me trajnerin Hansi Flick, kanë identifikuar pesë lojtarë që mund të largohen nga klubi para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Klubi katalunas po kërkon të krijojë hapësirë në listën e pagave dhe njëkohësisht të sigurojë fonde për afrimin e një sulmuesi të ri. Për këtë arsye, disa futbollistë të rëndësishëm janë vendosur në listën e transferimeve.

Portieri Marc-Andre Ter Stegen është lojtari më afër largimit. Barcelona raportohet se ka arritur një marrëveshje me Ajaxin për transferimin e tij, ndërsa mbetet vetëm zgjidhja e disa çështjeve tatimore për finalizimin e operacionit.

Mesfushori Marc Casado vazhdon të jetë pjesë e listës së lojtarëve që mund të largohen, edhe pse Barcelona së fundmi ka rritur kërkesën financiare për të.

Situata është bërë më komplekse pas dëmtimit afatgjatë të Frenkie De Jong në gju, pasi holandezi do të mungojë për një periudhë të konsiderueshme dhe mund të ndikojë në vendimin për të ardhmen e Casados.

Edhe anësori suedez Roony Bardghji mund të largohet nga Barcelona.

18-vjeçari ka humbur shumë terren në hierarki pas transferimit të Karim Adeyemit, i cili pritet të jetë alternativa kryesore për të mbështetur yllin e ri Lamine Yamal në krahun e sulmit.

Mbrojtësit Alejandro Balde dhe Ronald Araujo gjithashtu mund të largohen nëse arrijnë oferta bindëse.

Balde mund të ketë më pak minuta pas ardhjes së Joao Cancelos, i cili pritet të rrisë konkurrencën në krahun e majtë.

Ndërkohë, Barcelona po shqyrton të ardhmen e Araujos, me klubin që ka interes për mbrojtësin e Tottenhamit, Cristian Romero, si një zëvendësues të mundshëm.

Qëllimi kryesor i Hansi Flickut është që këto largime të ndihmojnë Barcelonën të lirojë hapësirë financiare dhe të krijojë mundësi për një përforcim të rëndësishëm në repartin ofensiv./Telegrafi/