Sam Smith konfirmon fejesën me stilistin Christian Cowan pas tre vitesh lidhje

Magazina

Këngëtari britanik, Sam Smith, ka konfirmuar se është fejuar me stilistin e njohur të modës Christian Cowan, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej kohësh për marrëdhënien e tyre. Lajmi u bë publik gjatë një interviste për The New York Times. Fejesa vjen pak javë para publikimit të albumit të pestë në studio të […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtari britanik, Sam Smith, ka konfirmuar se është fejuar me stilistin e njohur të modës Christian Cowan, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej kohësh për marrëdhënien e tyre.

Lajmi u bë publik gjatë një interviste për The New York Times.

Fejesa vjen pak javë para publikimit të albumit të pestë në studio të Smith, “Hazel Eyes”, i cili mban emrin e frymëzuar nga ngjyra e syve të partnerit të tij.

Artisti zbuloi se kënga e parë e albumit, “Everlasting Love”, nisi të shkruhej një natë para takimit të tyre të parë.

Ai tha se, ndryshe nga projektet e mëparshme, këtë herë këngët flasin për një dashuri të ndërsjellë dhe të lumtur.

Sam Smith dhe Christian Cowan u panë për herë të parë së bashku në publik në fund të vitit 2022, derisa lidhjen e konfirmuan zyrtarisht në Met Gala 2024, ku parakaluan për herë të parë së bashku në tapetin e kuq.

Çifti u shfaq gjithashtu edhe në edicionin e këtij viti të Met Gala, me veshje të krijuara nga vetë Cowan.

Në të kaluarën, Sam ka folur shpesh për dëshirën që jeta e tij private të mbetet larg syrit të publikut. /Telegrafi/