Qeveria njofton se miratoi Vendimin me të cilin ndryshohen dhe plotësohen kushtet për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet e kompensimit. Linja ekzistuese e kredisë, e cila realizohet përmes Bankës Zhvillimore, do të përdoret për financimin e blerjes së orizit të papërpunuar dhe rrushit për verë të llojit Vranec.
“Këtë vendim e miratojmë para fillimit të periudhës kryesore të grumbullimit, kur kompanive u nevojiten mjete të konsiderueshme financiare për marrjen e produkteve, ndërsa të ardhurat nga shitja ose përpunimi i tyre realizohen më vonë”.

“Me këtë instrument krijojmë bazën financiare që blerja të zhvillohet me kohë, ndërsa prodhimi i dorëzuar të paguhet brenda afatit të përcaktuar. Aktivizohen mjetet e disponueshme nga linja ekzistuese e kredisë, si dhe mjetet e lira me të cilat administron Banka Zhvillimore. Shuma e përgjithshme e mjeteve të disponueshme arrin në 793.481.723 denarë, ose rreth 10,1 milionë euro. Nga kjo shumë, 240 milionë denarë janë dedikuar për blerjen e orizit të papërpunuar, ndërsa 553.481.723 denarë për blerjen e rrushit për verë të llojit Vranec”.
“Kërkesat në kuadër të secilës prej dy shumave do të shqyrtohen sipas rendit të paraqitjes. Shuma maksimale e kredisë për blerjen e rrushit të llojit Vranec është deri në 130 milionë denarë, ndërsa për orizin e papërpunuar deri në 30 milionë denarë”.
“Për orizin e papërpunuar është paraparë afat shlyerjeje deri në gjashtë muaj, ndërsa për rrushin deri në nëntë muaj. Për të dyja qëllimet është paraparë grejs periudhë deri në tre muaj, me shlyerje në këste tremujore. Norma e interesit do të jetë fikse, në nivel prej 1% në vit, pa provizion të njëhershëm për administrimin e kredisë”, thonë nga Qeveria.





