Faton Peci pret në takim këngëtaren Adelina Ismajli: Ikona e muzikës që u bë zë i lirisë dhe historisë së Kosovës

Nacionale

<div><div><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815269-faton-peci-pret-ne-takim-kengetaren-adelina-ismajli-ikona-e-muzikes-qe-u-be-ze-i-liri696fcfc5cadc5.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="faton-peci-pret-ne-takim-kengetaren-adelina-ismajli:-ikona-e-muzikes-qe-u-be-ze-i-lirise-dhe-historise-se-kosoves" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815269-faton-peci-pret-ne-takim-kengetaren-adelina-ismajli-ikona-e-muzikes-qe-u-be-ze-i-liri696fcfc5cadc5.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="faton-peci-pret-ne-takim-kengetaren-adelina-ismajli:-ikona-e-muzikes-qe-u-be-ze-i-lirise-dhe-historise-se-kosoves" loading="lazy"></p>Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur sot në një takim këngëtaren e mirënjohur Adelina Ismajli, një nga figurat më emblematike të muzikës dhe artit kosovar, shkruan Gazeta 10. Peci e ka cilësuar takimin si frymëzues, duke vlerësuar lart kontributin e Adelinës në art dhe shoqëri. Sipas tij, Adelina Ismajli ka thyer kufij</div>

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur sot në një takim këngëtaren e mirënjohur Adelina Ismajli, një nga figurat më emblematike të muzikës dhe artit kosovar, shkruan Gazeta 10.
Peci e ka cilësuar takimin si frymëzues, duke vlerësuar lart kontributin e Adelinës në art dhe shoqëri. Sipas tij, Adelina Ismajli ka thyer kufij dhe ka hapur shtigje të reja për guximin krijues, duke e shndërruar muzikën në një akt lirie dhe qëndrese.
“Patëm një bisedë të hapur e miqësore për muzikën si akt lirie, për kulturën si identitet dhe për rolin e artistit në shoqëri, por edhe në rrugën e çlirimit”, ka deklaruar Peci.
Ai theksoi se Adelina Ismajli mbetet simbol i një kohe të vështirë dhe sfiduese për Kosovën, por njëkohësisht edhe i një vizioni që vazhdon të flasë fuqishëm edhe sot. Me kontributin e saj unik, ajo është bërë pjesë e pandashme e historisë kulturore dhe shoqërore të Kosovës./Gazeta10