Kurti në Shtëpinë e ShBA-ve në Davos: Besimi është shtyllë e shërbimit dhe unitetit shoqëror

Nacionale

<div><div><img width="570" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815117-kurti-ne-shtepine-e-shba-ve-ne-davos-besimi-eshte-shtylle-e-sherbimit-dhe-unitetit-shoqeror.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kurti-ne-shtepine-e-shba-ve-ne-davos:-besimi-eshte-shtylle-e-sherbimit-dhe-unitetit-shoqeror" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="570" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815117-kurti-ne-shtepine-e-shba-ve-ne-davos-besimi-eshte-shtylle-e-sherbimit-dhe-unitetit-shoqeror.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kurti-ne-shtepine-e-shba-ve-ne-davos:-besimi-eshte-shtylle-e-sherbimit-dhe-unitetit-shoqeror" loading="lazy"></p>Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”, në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos. Gjatë diskutimit, Kurti ka theksuar rolin e besimit si element kyç në ndërtimin e shërbimit dhe unitetit në shoqëri dhe në funksionimin e shtetit.</div>

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”, në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos.
Gjatë diskutimit, Kurti ka theksuar rolin e besimit si element kyç në ndërtimin e shërbimit dhe unitetit në shoqëri dhe në funksionimin e shtetit.
“Besimi shërben si shtyllë e shërbimit dhe unitetit në etapa të ndryshme shoqërore dhe shtetërore”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se optimizmi për të ardhmen buron nga angazhimi dhe aktivizmi i vazhdueshëm.
Sipas tij, përpjekjet e vazhdueshme për përmirësim dhe bashkëpunim janë faktorë kyç që ushqejnë shpresën dhe besimin për të ardhmen.
Paneli ku mori pjesë Kurti është pjesë e iniciativës së Forumit Ekonomik Botëror, “Komuniteti i Besimit në Veprim”, e cila synon të nxisë reflektim mbi mënyrën se si udhëheqësit nga vende të ndryshme të botës mund të ndërtojnë partneritete inovative në fushat e mjedisit, ekonomisë dhe teknologjisë.
Kjo iniciativë, sipas organizatorëve, synon gjithashtu të shqyrtojë mënyrat se si liderët globalë mund të përshpejtojnë bashkëpunimin dhe reagimin ndaj sfidave aktuale shoqërore.