Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, shi e shtrëngata

Nacionale

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të […]

Madhësia e shkronjave

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, lokalisht shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit, në mbrëmje ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s.

Valëzim në det të forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/