Tesla ka zgjeruar koleksionin e saj gjithnjë në rritje të produkteve të stilit të jetesës me diçka që synon fansat e saj më të vegjël.
Krijimi më i fundit i prodhuesit të veturave është një biçikletë për fëmijë, e cila nuk do të dalë në shitje deri më 31 korrik.

Duke gjykuar nga historiku i kompanisë, mund të mos qëndrojë në dispozicion gjatë.
Biçikleta është menduar për fëmijë të moshës dy deri në pesë vjeç.
Montimi është i nevojshëm, megjithëse Tesla thotë se të gjitha mjetet e nevojshme përfshihen në kuti.
Fëmijët janë menduar thjesht të mësojnë të mbajnë ekuilibrin në dy rrota, ndërkohë që kanë gjithmonë mundësinë të ulin këmbët për të ndaluar lëvizjen. /Telegrafi/





