Anglia u eliminua në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi u mposht me rezultat 2-1 nga Argjentina, ndërsa paraqitja e “Tre Luanëve” ka sjellë kritika të forta ndaj përzgjedhësit Thomas Tuchel.
Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, vlerësoi se trajneri gjerman gaboi me qasjen taktike, duke mos reaguar në momentin kur Argjentina mori kontrollin e lojës.

“Ishte shumë pasiv. Thomas Tuchel nuk ndryshoi asgjë, ndërsa Argjentina filloi të na sulmonte”, deklaroi Rooney.
Sipas ish-sulmuesit të Manchester United dhe Anglisë, trajnerët më të mëdhenj duhet të jenë në gjendje të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes dhe jo të tërhiqen edhe më shumë në mbrojtje.
“Menaxherët kryesorë kundërveprojnë ndaj asaj që po ndodh dhe nuk shkojnë edhe më thellë. Ajo që bëjnë është të dalin më përpara dhe të përpiqen të ndryshojnë tempin dhe ritmin e lojës. Mendoj se ai e bëri gabim”, shtoi Rooney.
Në fund, 39-vjeçari pranoi se Anglia nuk e kaloi testin më të madh të turneut, duke theksuar cilësinë e kampionëve në fuqi.
“Kundër këtij ekipi, kampionëve të botës, nuk do t’ia dalësh pa u ndëshkuar. Ky ka qenë testi ynë më i madh dhe ne kemi dështuar”, përfundoi Rooney.
Argjentina do të përballet me Spanjën në finalen e Kupës së Botës 2026, ndërsa Anglia do të luajë ndeshjen për vendin e tretë. /Telegrafi/





