Trump me deklaratë të çuditshme: Do të dekorojë veten dhe dy djemtë e tij

Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë të pazakontë gjatë një fjalimi, ku përmendi djemtë e tij dhe foli në mënyrë joformale për ndarjen e një dekorate nderi. Ai u shpreh se i shihte “dy djemtë e tij të bukur” në audiencë dhe sugjeroi me humor idenë e dhënies së një medaljeje nderi për […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë të pazakontë gjatë një fjalimi, ku përmendi djemtë e tij dhe foli në mënyrë joformale për ndarjen e një dekorate nderi.

Ai u shpreh se i shihte “dy djemtë e tij të bukur” në audiencë dhe sugjeroi me humor idenë e dhënies së një medaljeje nderi për veten dhe për ta.

“Shoh dy djemtë e mi të bukur ulur aty. Mendoj se do t’i jap një Medalje Nderi vetes, një atyre”, pohoi 80-vjeçari.

Theksojmë se medaljet nuk jepen për politikë, sport apo për civilë. Kjo është dekorata më e rrallë dhe më e lartë ushtarake në SHBA.

Vetëm një numër shumë i vogël është dhënë që nga Lufta Civile e deri më sot.

Deri më sot, rreth 3,500 persona kanë marrë “Medal of Honor” në historinë e SHBA-së. /Telegrafi/