Benita Zena: Nuk besoj te çiftet që dalin nga Big Brother

Magazina

Benita Zena ka qenë banore e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova. Në një intervistë për Top Albania Radio, ajo ka folur për periudhën që ka kaluar brenda dhe për situatat që kanë ndodhur. Ajo ndër tjerash thekson se nuk beson te çiftet që krijohen, ndonëse ka prej tyre që përfundojnë edhe me […]

Madhësia e shkronjave

Benita Zena ka qenë banore e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Në një intervistë për Top Albania Radio, ajo ka folur për periudhën që ka kaluar brenda dhe për situatat që kanë ndodhur.

Ajo ndër tjerash thekson se nuk beson te çiftet që krijohen, ndonëse ka prej tyre që përfundojnë edhe me fëmijë.

“Dashuria për mua është një fjalë shumë e madhe, mendoj që në Big është shumë problem me e dasht një person nëse kanë dalë çifte nga Bigu mund të them që janë çështje interesi ose do të ndahen pas një viti dy vite, është shumë problem me i rezistu e me qëndru bashkë”, u shpreh ajo fillimisht.

Më pas gjatë intervistës shtoi: “Nuk është se besoj”.

Nga ky edicion si çift doli Klodian Mihaj me Elijona Binakajn, të cilët gjithashtu shprehën një pëlqim brenda.

Po ashtu Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani është çifti tjetër që u krijua pas daljes nga formati. /Telegrafi/