Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në shembjen e një miniere të paligjshme ari në Kolumbinë jugore

Bota

Të paktën 13 punëtorë kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar në një rrëshqitje dheu në një minierë pa leje në Kolumbinë jugore, thonë zyrtarët lokalë. Dëshmitarët përshkruan se dëgjuan atë që thanë se tingëllonte si një shpërthim në minierën artizanale të arit në ambient të hapur të mërkurën pasdite, pak çaste para […]

Madhësia e shkronjave

Të paktën 13 punëtorë kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar në një rrëshqitje dheu në një minierë pa leje në Kolumbinë jugore, thonë zyrtarët lokalë.

Dëshmitarët përshkruan se dëgjuan atë që thanë se tingëllonte si një shpërthim në minierën artizanale të arit në ambient të hapur të mërkurën pasdite, pak çaste para se punëtorët poshtë të mbeteshin të bllokuar.

Por një zyrtar lokal tha se rrëshqitja vdekjeprurëse e dheut ishte shkaktuar nga puna në minierë.

Punonjësit e emergjencës arritën të nxirrnin trupat me ndihmën e gërmuesve, transmeton Telegrafi.

Aksidentet vdekjeprurëse nuk janë të rralla në Kolumbi, veçanërisht në minierat pa leje ku vendasit gërmojnë për metale të çmuara pa asnjë mbikëqyrje zyrtare.

Dëshmitarët thanë se katër nga 13 të vdekurit ishin anëtarë të së njëjtës familje indigjene.

Banorët e zonës thanë se rreth 50 persona, shumica e tyre anëtarë të grupit indigjen Quillacinga, punonin rregullisht në minierën pranë Policarpa, në provincën jugore Nariño.

Midis 200,000 dhe 400,000 njerëz vlerësohet se merren me miniera artizanale në Kolumbi, me shumë familje që mbështeten në të ardhurat nga shitja e metaleve dhe gurëve të çmuar që gjejnë për të siguruar jetesën. /Telegrafi/