Sipas Diario AS, mesfushori i Barcelonës, Marc Casado, ka refuzuar zyrtarisht një ofertë tërheqëse transferimi nga gjigantët italianë të Serie A, Milan.
22-vjeçari, i dalë nga akademia La Masia, ka kaluar një sezon të vështirë nën drejtimin e Hansi Flick, duke mbetur jashtë planeve kryesore në repartin e mesfushës.

Agjenti i njohur Jorge Mendes fillimisht ia kishte ofruar lojtarin skuadrës së Milanit, të cilët më parë konsideroheshin favoritë për ta siguruar shërbimin e tij.
Pavarësisht minutazhit të kufizuar në Barcelonë, Casado ka vendosur ta refuzojë transferimin në Itali, duke shprehur vendosmërinë për të luftuar për vendin e tij në ekipin e Flick.
Opsione alternative për të ardhmen e tij përfshijnë interesin e klubeve nga Arabia Saudite, konkretisht Al-Hilal, si dhe disa skuadra të Ligës Premier, mes tyre edhe Manchester United.
‘Rossonerët’ në anën tjetër tashmë do të fokusohen tek objektiva të tjerë, teksa së fundmi siguruan nënshkrimin me sulmuesin portugez Goncalo Ramos, të cilin e transferuan për një shifër rekord nga PSG-ja./Telegrafi/





