Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ngre flamurin në prag të 250-vjetorit të Amerikës

Nacionale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka shënuar fillimin e përgatitjeve për kremtimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, duke ngritur me krenari flamurin amerikan në ambientet e ambasadës. Përmes një njoftimi, ambasada bëri të ditur se ceremonia simbolike është pjesë e aktiviteteve që i paraprijnë jubileut të rëndësishëm të historisë […]

Madhësia e shkronjave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka shënuar fillimin e përgatitjeve për kremtimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, duke ngritur me krenari flamurin amerikan në ambientet e ambasadës.

Përmes një njoftimi, ambasada bëri të ditur se ceremonia simbolike është pjesë e aktiviteteve që i paraprijnë jubileut të rëndësishëm të historisë amerikane.

“Në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, me krenari e shfaqëm flamurin ndërsa përgatitemi të festojmë 250-vjetorin e Amerikës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara do të shënojnë 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë më 4 korrik 2026, një jubile që do të përcillet me aktivitete dhe ngjarje të shumta në mbarë vendin dhe në përfaqësitë diplomatike amerikane në botë. /Telegrafi/