Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, ka njoftuar një zyrtar amerikan.
Megjithatë, ende nuk ka pasur konfirmime nga Izraeli apo Hezbollahu.
Armëpushimet e mëparshme midis të dyja palëve, të arritura në disa pika gjatë luftës, nuk kanë zgjatur.
Një armëpushim gjithëpërfshirës duhej të zbatohej nga sot “në të gjitha frontet” e luftës së Iranit, përfshirë Libanin, sipas marrëveshjes kornizë të arritur nga SHBA-të dhe Irani.
Por, Izraeli sulmoi zona në jug të Libanit gjatë natës, duke thënë se vrau “dhjetëra terroristë të Hezbollahut”.
Benjamin Netanyahu e cilësoi këtë si një përgjigje ndaj sulmeve të Hezbollahut që vranë katër ushtarë izraelitë.
Ndryshe, Irani ka këmbëngulur se një armëpushim në Liban është i nevojshëm që bisedimet të vazhdojnë. /Telegrafi/






