Dy vajza të mitura janë mbytur në det e Tales në Lezhë.
Nga mediat në Shqipëri raportohet se vajzat janë të moshave 11 dhe 13 vjeç dhe të pashoqëruara.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në një zonë plazhi publik, e cila nuk administrohej nga ndonjë subjekt privat dhe nuk ishte nën menaxhim shtetëror.
Trupat e pajetë të dy vajzave janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie. /Tch/





